Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së Shteteve Arabe (LSHA) Nabil Al-Arabi mendon se regjimit të Presidentit sirian Bashar Al-Assad së shpejti do t’i vijë fundi. Kjo u njoftua të mërkurën nga kanali televiziv ndërarab "Al Jazeera".

"Është e rëndësishme të sillen sa më shpejt që të jetë e mundur në një emërues të përbashkët pikëpamjet e ndryshme ekzistuese në radhët e opozitës siriane për shkak se ditët e regjimit në fuqi janë të numëruara dhe në çdo kohë mund të pritet një ndryshim rrënjësor i situatës", - deklaroi Al-Arabi.