Më shumë se gjysma e të ardhurave 40.4 milionë dollarë të opozitës siriane erdhën nga Libia, njoftoi ditën e mërkurë gazeta franceze "Figaro".

Sipas njoftimeve, Tripoli i dorëzoi Këshilli kombëtar të opozitës siriane 20.3 milionë $, Katari i dërgoi opozitarëve sirianë 15 milionë $, Emiratet e Bashkuara Arabe - 5 milionë dollarë.

Publikimi shkruan se shpenzimet e opozitës nuk tejkalojnë shumën 29.7 milionë dollarë. Pothuajse 90% e tyre shkon për organizimin e ndihmës humanitare.

Ndihmë financiare marrin gjithashtu edhe refugjatët sirianë në Jordani, Turqi, Liban dhe Irak.