Liljana Smajloviç, Kryetarja e Bashkimit të Gazetarëve të Serbisë, ndau me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" mendimin e saj në lidhje me fitoren e Barack Obama-s në SHBA dhe për zgjedhësit që i dhanë votën atij:

"Unë mendoj se fitorja e Obama-s është një vendim, mbi të gjitha, me karakter demografik dhe kulturor. Një numër gjithnjë e në rritje i votuesve të rinj në SHBA përbëhet nga përfaqësues të minoriteteve të ndryshme. Nëse e krahason me ish-Jugosllavinë, fitorja e Obamës të kujton rezultatin e fundit në zgjedhjet parlamentare të partisë së ish-Kryeministrit Milo Dukanoviç, të cilin për krijimin e koalicionit fitues e ndihmoi mbështetja e pakicave.

Por për Serbinë ngjarja kryesore lidhet me faktin që zonja Hillary Clinton është e gatshme të largohet nga posti i Sekretares së Shtetit. Unë do të thoja se ky është një largim gradual i brezit, i cili investoi shumë dhe përfitoi shumë nga luftërat ballkanike dhe nga mbështetja e kundërshtarëve të Serbisë në Ballkan. Prandaj, fitorja e Barack Obama apo Mitt Romney nuk do të thotë shumë për Serbinë, ndërsa largimi i Hillary Clinton - ky po është një lajm i mirë".