Stuhia e borës që po drejtohet për në New York dhe New Jersey, të cilët ende nuk e kanë marrë veten pas uraganit "Sandy", filloi të zbehet. Për këtë njofton Qendra Kombëtare e Moti e SHBA-ve.

Stuhia e borës ndryshoi disi drejtimin e saj dhe filloi të largohet nga bregu lindor i SHBA-ve ë drejtim të Atlantikut. Ajo do të ketë një forcë shumë më të vogël se uragani "Sandy", megjithatë paraqet një kërcënim të rëndësishëm për shkak të faktit se era e saj mund të arrijë 65 milje në orë.