0Një terrorist-kamikaze detonoi një mekanizëm shpërthyes në qytetin veriperëndimor pakistanez të Peshavarit (Peshawar). Si pasojë u vranë tre oficerë policie dhe më shumë se 30 persona të tjerë u plagosën. Objektiv i autorit të krimit ishte makina e një hetuesi të policisë, i cili po kalonte nëpër qendrën e gjallëruar të qytetit. Tani për tani asnjë nga organizatat ekstremiste nuk e ka marrë mbi vete përgjegjësinë për sulmin terrorist.