Sipas të dhënave të saktësuara, si rezultat i zjarrit të hapur me armë në depon e medikamenteve në rrugën Çermianskaja në Moskë u vranë jo 4 por 5 persona.

I dyshuari është arrestuar. Doli që ai ishte juristi i kompanisë, e cila qe vendosur në të njëjtën godinë me depon.

I paraburgosuri ka deklaruar se kishte rënë në dashuri me një vajzë që punonte në magazinën e ilaçeve. Pasi ajo mbeti indiferente ndaj ndjenjave të shprehura dhe nuk iu përgjigj dashurisë së tij, juristi për 5 ditë me radhë nga hidhërimi abuzoi keq me pije alkoolike. Pas kësaj ai erdhi në punë dhe me të dyja duart hapi zjarr me karabina Benelli dhe Saiga mbi bashkëpunëtorët e firmës që ishin të ulur në tavolinat e tyre të punës. Si pasojë u vranë tre burra e dy gra. Edhe dy persona të tjerë u plagosën.

Një nga të plagosurit është e adhuruara 24-vjeçare e vrasësit. Ajo u plagos në gjoks dhe në hundë. Tani vajza ndodhet në sallën e operacionit.

0Vrasësit i kërcënohet dënimi me heqje lirie nga 8 vjet deri në burgim të përjetshëm.