Një person i panjohur hapi zjarr me armë në veri-lindje të Moskës të mërkurën në mëngjes, njoftuan organet e zbatimit të ligjit të kryeqytetit.

"Rreth 10.00 sipas orës së Moskës një person i panjohur në rrugën Çermianskaja, në territorin e depove, qëlloi me armë mbi gjashtë persona, katër prej të cilëve u vranë në vend, kurse dy të tjerë u plagosën", - njoftoi një bashkëpunëtor i organeve të zbatimit të ligjit. Sipas fjalëve të tij, në vendin e situatës emergjente mbërriti grupi operativ i hetimit.

0"Në momentet aktuale i dyshuari është arrestuar dhe po merret në pyetje", - raportoi një burim në organet e policisë.