Në Sheshin e Kuq të Moskës u zhvillua një marshim kushtuar përvjetorit të paradës historike të 7 nëntorit të vitit 1941. Atëherë, menjëherë pas paradës 28.5 mijë ushtarë u nisën direkt për në front. Shumë prej tyre ranë në fushën e betejës.

Në paradën e sotme morrën pjesë më shumë se 6 mijë vetë.

0Në kalldrëmin e Sheshit të Kuq parakaloi kompania e daullexhinjve dhe ushtarakëve të veshur me uniformën e viteve të Luftës së Dytë Botërore. Grupi i flamurmbajtësve të kompanisë së Rojes së Nderit marshoi me flamurët origjinalë të njësive dhe bashkimeve ushtarake që morrën pjesë në betejën për mbrojtjen e kryeqytetit. Në paradë u përfshi edhe teknika ushtarake e modeleve të vitit 1941.