Anëtari i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror (KQ) të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) Xi Jinping u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Kongresit XVIII të PKK, i cili hapet të enjten në Pekin. Vendimi u morr në takimin përgatitor të Kongresit, njoftoi sot në një konferencë për shtyp në kryeqytetin e Kinës përfaqësuesi i forumit të partisë Cai Mingzhao.

0Kështu, siç sugjerojnë vëzhguesit, u konfirmua përfundimisht në bazë të rezultateve zgjedhja e ardhshme e Xi Jinping në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të KQ të PKK. Ai është gjithashtu dhe Zëvendës i Kryetarit të shtetit të Kinës.