Kabineti i Ministrave të Francës të mërkurën do të diskutojë planet për legalizimin e martesave midis të njëjtin seks (mes homoseksualëve) në vend.

Më parë, gjatë fushatës së vet zgjedhore, François Hollande, i cili u zgjodh President i Francës në pranverën e vitit 2012, premtoi të zgjerojë të drejtat e çifteve të gjinisë së njëjtë dhe, në veçanti, t’u lejojë atyre që të adoptojnë fëmijë. Në Francë tashmë u lejohen lidhjet e marrëdhënieve civile çifteve homoseksuale.

0Ndërkaq planet për legalizimin e martesave mes homoseksualëve kanë shkaktuar një kundërshtim të ashpër nga ana e një pjese të shoqërisë franceze. Në 75 qytete të vendit janë zhvilluar aksione proteste kundër iniciativës në fjalë.