Policia e shtetit Andhra Pradesh në jug të Indisë arrestoi një person, i cili mashtroi një vajzë, duke komunikuar me të në Facebook.

Duke u hequr si ashik, kavalier elegant dhe duke i premtuar vajzës se do të martohej me të xhuxhi 31-vjeçar arriti t’i merrte asaj rreth 6.000 $ dhe zbukurime prej floriri me vlerë më shumë se 20.000 $.

Policia ra në gjurmët e mashtruesit në sajë të ndihmës së ekspertëve të kibernetikës.