Korporata amerikane e naftës dhe gazit ExxonMobil informoi Bagdadin mbi dëshirën e vet për të shitur pjesën e aksioneve të saj në projektin për përvetësimin e vendburimit të madh të lëndës hidrokarbure Qurna Perëndimore -1. Në vend të kësaj Kompania do të fokusohet në bashkëpunimin me Kurdistanin, njofton Reuters.

Për momentin nuk dihet se kush do ta zëvendësojë ExxonMobil. Ndër kandidatët e mundshëm të nënshkrimit të kontratës figuron kompania ruse "Lukoil".

Marrëdhëniet midis ExxonMobil dhe qeverisë irakiane u prishën vitin e kaluar, kur kompania nënshkroi me autoritetet e Kurdistanit autonom një sërë marrëveshjesh për përvetësimin e disa vendburimeve të naftës dhe gazit.