Në Britaninë e Madhe disa kompani të sigurimeve filluan të përgatisin programet e pensioneve me marrjen parasysh të faktit se klienti mund të jetojnë deri në moshën 120-125 vjet. Për këtë deklaroi Kreu i Shoqatës Britanike të Siguruesve (ABI) Otto Thoresen.

Sipas fjalëve të tij, rritja e jetëgjatësisë përbën një kërcënim serioz për të ardhmen e ekonomisë britanike, për shkak se sistemet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nuk janë në gjendje të përballojnë kërkesat në rritje.

0Otto Thoresen vuri në dukje se tani njerëzit jetojnë mesatarisht 30 vjet më shumë se 100 vjet më parë, ndërsa aty nga viti 2100 pensionistët 100 vjeçarë do të jenë një dukuri mëse normale.