Vladimir Putin uroi Barack Obamën për rizgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe konfirmoi ftesën për ardhjen në Rusi me një vizitë vitin e ardhshëm, njoftoi shërbimi për shtyp i Kremlinit.

Në mesazhin e tij Kryetari i shtetit rus i bëri një vlerësim të lartë fitores së arritur me një epërsi të madhe nga kandidati i Partisë Demokratike, duke patur parasysh fushatën e tensionuar parazgjedhore në vend. Vladimir Putin theksoi, në veçanti, rezultatet e arritura gjatë viteve të kaluara në zhvillimin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe shprehu shpresën për një bashkëpunim të mëtejshëm konstruktiv.