0Pavarësisht nga fakti se Kongresi nuk po zhvillohet për herë të parë, pikërisht forumi i tanishëm do të jetë i një rëndësie të veçantë për zhvillimin e mëtejshëm të radios dhe televizionit, vuri në dukje Presidenti i NAT Eduard Sagallajev:

- Ky Kongres do të reflektojë një fazë jashtëzakonisht të rëndësishme në procesin e dixhitalizimit të televizionit rus. Kjo është faza kur kanë mbetur vetëm tre vjet deri në momentin e përfundimit të këtij procesi dhe neve na duhet të zgjidhim ende një numër të madh problemesh e çështjesh, në mënyrë që të mos ndodhemi në një situatë të tillë kur do të jetë shumë vonë për të bërë diçka.

Problemi i transmetimit në zonat kufitare mbetet një çështje akute dhe e pazgjidhur, e cila do të jetë një ndër ato kyçe në forum. Nëse në vitet e ardhshme profesionistët nuk do të përvetësojnë, zotërojnë frekuencat, të cilat u janë akorduar atyre në kufijtë e Rusisë me vendet e tjera, atëhere me një propabilitet shumë të madh ato do t’u kalojnë shteteve të huaja.

Një nga sfidat më të mëdha, më serioze të kohës sonë, me të cilat po përballet aktualisht transmetimi, dhe jo vetëm në Rusi por edhe jashtë shtetit, është zhvillimi aktiv i rrjeteve sociale dhe përmbajtjeve (contents). Dhe në qoftë se ne nuk do të ndërmarrim tani ndofarë hapash e veprimesh, ekziston rreziku potencial që në të ardhmen e afërt ato të zëvendësojnë, të spostojnë fare mediat analoge dhe në letër, thotë Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë “RIA Lajmet" Valeri Levçenko:

- Audienca e televizionit po vjetërohet shumë më shpejt se sa audienca e vendit në tërësi. Dhe problemi nuk qëndron aspak në ndikimin e dëmshëm të tij, por në vetë faktin se tani është rritur, maturuar dhe pjekur ajo audiencë, e cila është përfshirë në rrjetin e Internetit që në mesin e viteve 1990. Në Web, madje edhe gjatë ditës, ka më shumë përdorues të grupmoshës nga 12-54 vjeç se sa persona që rrijnë përpara ekranit të televizorit. Kurse audienca nga 12-24 vjeç ndodhet, në përgjithësi, plot 24 orë në Internet. Çështja, që ne do të duhet të zgjidhim në tryezën e rrumbullakët, nuk do të jetë ajo e kundërvënies së televizionit mediave sociale, por mundësia e zgjidhjes së këtij problemi me përpjekje të përbashkëta. Nga njëra anë është e nevojshme t’i injektohet, t’i rrënjoset audiencës online dashuria për përmbajtjen (content) e licencuar, ndërsa nga ana tjetër të kultivohet dashuria e kanaleve televizive ndaj audiencës së Internetit dhe sjelljes e qëndrimit të saj në rrjetet sociale.

0Tradicionalisht, gjatë punimeve të forumit të Transmetuesve radiotelevizivë, për pjesëmarrje në të cilin do të vijnë profesionistë dhe ekspertë nga e gjithë Rusia, vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP ose CIS) dhe shtete të tjera, demonstrohen pajisjet më të fundit të radios, televizionit dhe Internetit. Në ekspozitën e këtij viti NATEXPO-12 për herë të parë do të marrin pjesë specialistët nga Britania e Madhe.