Përfaqësuesit më të mëdhenj dhe më me ndikim të shtypit të biznesit amerikan - “The New York Times” dhe “The Wall Street Journal” - heqin kufizimet për aksesin në përmbajtjet e faqeve të tyre të Internetit gjatë ditës së zgjedhjeve në SHBA.

Gazetat gjithashtu sigurojnë aksesin falas në aplikacionet e tyre celulare.

Faqja e Internetit e “The Wall Street Journal” do të bëhet falas në orën 5:00 të mbasdites më 6 nëntor. Ndërsa ajo e “The New York Times” do të anulojë aksesin me pagesë në 6:00 të mbasdites. Në të dyja rastet aksesi i lirë në faqet e Internetit do të jetë i vlefshëm për një ditë-natë sipas orës lokale të SHBA-ve.