Deputetët e Dumës Shtetërore ruse do të vëzhgojnë zgjedhjet presidenciale në SHBA. Së bashku me përfaqësuesit e Dhomës së Shoqërisë Civile të Federatës Ruse ata do të monitorojnë votimin në Maryland dhe qarkun e Columbia. Grupi i vëzhguesve përfshin edhe punonjësit e Ambasadës ruse në Washington. Ata do të punojnë në qendrat e votimit në Ohio, Illinois, South Carolina dhe Florida.

Vëzhguesit rusë do të punojnë në kuadër të OSBE-së. Ata nuk kanë asnjë leje speciale, kështu që do të trokasin në derën e çdo qendre votimi. Sipas analistëve e gjithë kjo dëshmon për problemet evidente në sistemin zgjedhor amerikan.