Ambasadori amerikan në Rusi Michael McFaul pranoi se sistemi zgjedhor në SHBA nuk është i përsosur dhe propozoi reformimin e insitutit e kolegjit të zgjedhësve. Mendimin e tij ai e ndau me të ftuarit në një pritje në ambasadën amerikane në Moskë me rastin e zgjedhjeve presidenciale.

"Heroi i mbrëmjes së sotme nuk është as Barack Obama dhe as Mitt Romney, por vetë procesi demokratik", - u shpreh ai. Kreu i misionit diplomatik u ankua për faktin se fushata presidenciale këtë herë ishte "shumë e shtrenjtë". "Ja vlen të mendohet se si t’ja bëjmë ndryshe pa kaq shumë shpenzime" - sugjeroi Michael McFaul.