Kreu i këshillit ushtarak të opozitës së qytetit Dara’a Gjenerali Ahmed Nima deklaroi se ai shpreson në fitoren e Mitt Romney në zgjedhjet presidenciale 2012 në SHBA.

"Unë i uroj fitoren Mitt Romney. Gjatë fushatës parazgjedhore ai u shpreh se do të përpiqet të ndihmojë Sirinë. Ne duam që ai të na ndihmojë ne me furnizimin me armë dhe të aplikojë ndalim-fluturimin mbi territorin e vendit", - shpjegoi përfaqësuesi i rebelëve.

Ahmed Nima tha gjithashtu se ai shpreson në ndihmën nga SHBA-të, madje edhe në rastin e fitores së Barack Obama: "Ne shpresojmë se pas rizgjedhjes Presidenti i SHBA-ve do të ndihmojë në ndalimin e masakrës së filluar nga Bashar al-Assad dhe se nuk do të heshtë e të bëjë sehir atë që po ndodh në vend".