Kandidati për president i SHBA-së nga Partia Republikane Mitt Romney dhe bashkëshortja e tij Ann Romney votuan të martën në mëngjes në një qendër votimi pranë shtëpisë së tyre në qytetin Belmont (Massachusets), njoftuan në selinë e republikanëve.

"Mitt Romney dhe bashkëshortja e tij votuan rreth 08:45 sipas orës lokale, shumë pak kohë pas hapjes së qendrës së votimit" - tha përfaqësuesi i selisë.