Rezultati i garës kryesore elektorale për kolltukun presidencial në Shtëpinë e Bardhë është i paparashikueshëm. Shanset e Presidentit të tanishëm Barak Obama dhe rivalit të tij Mitt Romney për fitore janë pothuajse të barabarta. Edhe pse, sipas shumicës së sondazheve të opinionit publik, Obama është pak më përpara, diferenca në pozicionet e kandidatëve është e papërfillshme: 1-1,5% - tregues ky që nuk shkon madje as përtej kufijve të gabimit statistikor.

0Vetë kandidatët e kaluan ditën para zgjedhjeve në shoqërinë e yjeve të rock-ut: Barack Obama u shoqërua nga legjendari Bruce Springsteen, kurse Mitt Romney vendosi ta mbështesë këngëtari dhe muzikanti i njohur Kid Rock.