Sipas njoftimeve të ABC News, fitoren në bazë të rezultateve të numërimit të votave në dy vendvotimet e para, që u hapën në mesnatë me orën lokale (më 09:00 GMT), e korri Barack Obama.

Në Dixville Notch për Kryetarin aktual të shtetit dhe rivalin e tij elektoral Mitt Romney votuan nga 5 persona. Në qendrën e dytë të votimit në Hart’s Location fitoi Obama: për të votuan 23 zgjedhës, kurse kandidatin republikan e mbështetën 9 persona.

0Vendvotimet e tjera në vijim do të hapen në shtetin e Vermontit në 05:00 sipas kohës lokale (më 14:00 me orën e Moskës (GMT). Rezultatet e votimit do të shpallen menjëherë pas përfundimit të tij në shtete individuale. Të parat më 18:00 duhet të mbyllen qendrat e votimit në shtetet e Indiana dhe Kentucky (më 03:00 të datës 7 nëntor sipas orës së Moskës).