0Fushata elektorale aktuale tashmë ka thyer rekord përkatësisht kostos së vet - më shumë se dy miliardë dollarë. Rekord ishte edhe numri i pjesëmarrësve në garën presidenciale - rreth 27 persona. Shumicën e tyre e përbënë të nominuarit nga të ashtuquajturat palë të treta dhe kandidatët e pavarur. Por lufta reale elektorale, si gjithmonë, u zhvillua në mes të demokratëve dhe republikanëve. Të parët i përfaqëson Presidenti aktual Barack Obama, ndërsa të dytët ish Guvernatori i Massachusetts Mitt Romney, kujton Kryeredaktori i revistës "Rusia në politikën globale" (russ. «Россия в глобальной политике») Fjodor Llukianov:

- Midis kandidatëve ekzistojnë disa dallime themelore në qasjet e tyre. Para së gjithash, për politikën sociale. Nuk është aspak rastësi që në vitet e presidencës së Barack Obama një nga betejat më të rëndësishme është zhvilluar rreth reformës së kujdesit shëndetësor. Ai ka këmbëngulur me vendosmëri për zgjerimin e siguracioneve për shumicën e amerikanëve. Kurse republikanët e kanë kundërshtuar me kryeneçësi këtë gjë, duke argumentuar se kjo do të minojë themelet e shoqërisë amerikane. Ky është, sigurisht, një faktor shumë i fortë, "ju jeni për drejtësinë apo për lirinë?". Për njeriun duhet treguar më shumë përkujdesje, apo njeriu duhet të lihet i qetë që të ketë mundësi të vendosë vetë? Kjo është një çështje shumë themelore, principiale në Amerikë dhe shumica e amerikanëve votojnë duke u mbështetur pikërisht mbi këtë parim.

Në sferën e politikës së jashtme Obama dhe Romney kanë më shumë gjëra të përbashkëta. Megjithatë, për shumë votues amerikanë politika e jashtme nuk është prioritet, thotë Fjodor Llukianov:

- Të gjithë e pranojnë se Romney doli një politikan më i fortë nga ç’mendohej. Por, sido që të jetë në të vërtetë, unë jam i mendimit se këto cilësi të tij janë megjithatë të pamjaftueshme për t’i siguruar postin e kryetarit të shtetit. Mua më duket se Obama, përkatësisht të gjithë treguesve, duhet të fitojë në këto zgjedhje. Edhe pse zgjedhjet në Amerikë gjithmonë kanë patur intrigë deri në momentin e fundit.

0Presidenti i SHBA-së zgjidhet nga Kolegji Zgjedhor, i cili përbëhet nga 538 zgjedhorë. Për të fituar kandidatit presidencial i nevojiten 270 vota elektorale. Nëse kandidatët nuk do të mund të fitojnë dot shumicën, atëhere përdoret procedura e jashtëzakonshme e zgjedhjes së presidentit, e cila është parashikuar në amendamentin e 12 të Kushtetutës së SHBA-së. Presidenti zgjidhet nga Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit midis tre kandidatëve potencialë me shumicë votash.