Një vendim i tillë u morr nga KQZ-ja e vendit. Shkak për këtë shërbyen shkeljet e shumta gjatë procesit të votimit. Propozimi i KQZ-së iu përcoll për shqyrtim Verhovnaja Rada (parlamentit).

Me kërkesën për rinumërimin e votave del opozita ukrainase, e cila organizoi një tubim të madh pranë godinës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Qindra njerëz e kaluan gjithë natën atje, shumë prej tyre vazhdojnë të qëndrojnë edhe tani në shesh.

0Zgjedhjet parlamentare u zhvilluan më 28 tetor në Ukrainë. Deri tani nuk është numëruar 100% e votave. Aktualisht raporti i forcave politike paraqitet i tillë: "Partia e Rajoneve" në pushtet ka fituar pak më shumë se 30% të votave, koalicioni “Batkivshina” ("Atdheu") i kryesuar nga ish-Kryeministrja Julia Timoshenko - 25.5%, pothuajse 14% mori Partia “UDAR” (“Goditja”) e boksierit Vitali Kliçko (Vitali Klitschko), 13% e pak të zërave të zgjedhësve i siguruan vetes komunistët dhe pothuajse 10.5% Partia nacionaliste "Svoboda" (“Liria”).