Turqia planifikon t'i kthejë kompanisë izraelite “Aeronautics Defense Systems” tre avionët pa pilot (drones) “Aerostars”. Siç shkruan “Defense News”, drones e rekomanduan shumë keq veten në operacionet kundër militantëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit.

Se çfarë nuk u pëlqeu saktësisht ushtarakëve turq te avionët izraelitë papilot, autoritetet nuk e shpjegojnë.

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Izraelit në vitet e fundit janë acaruar në mënyrë të ndjeshme. Në shumë gjëra për këtë ka kontribuar vrasja nga duart e forcave speciale izraelite e qytetarëve turq në bordin e anijes "Mavi Marmara" në vitin 2010, e cila transportonte ndihma humanitare për palestinezët.