Disa persona të armatosur të paidentifikuar vranë vëllain e Kryetarit të Parlamentit të Sirisë, njoftoi ditën e martë televizioni shtetëror sirian.

Sipas informacionit të televizionit, vrasja e Mohammed Osama Laham ndodhi natën duke u gdhirë e marta në periferinë e Damaskut Midane.

Që nga fillimi i protestave antiqeveritare në Siri në mars të vitit 2011, janë ndërmarrë sulme të shumta ndaj zyrtarëve të lartë dhe udhëheqësve ushtarakë.