Shpërthimi i një bombe në Damask shkaktoi viktima në njerëz, njoftoi ditën e martë agjencia shtetërore siriane “SANA”. Si rezultat i shpërthimit të paktën 10 vetë u vranë dhe rreth 40 të tjerë u plagosën.

Shpërthimi ndodhi në një lagje të banuar të Damaskut. Në kohën e shpërthimit atje ndodheshin një numër i madh njerëzish.

Ndërkohë, Këshilli sirian i observimit i të drejtave të njeriut, i bazuar në Londër, njoftoi në një komunikatë se në kryeqytet detonuan tre bomba.