Përfaqësuesit e opozitës siriane njoftojnë për shpërthimin në një tubacion nafte në periferinë perëndimore të qytetit të Homs në perëndim të vendit, njofton sot Agjencia Reuters.

Në Homs vazhdojnë luftimet e ashpra ndërmjet forcave qeveritare të Presidentit Bashar Al-Assad dhe opozitës së armatosur.

Sipas të dhënave të Agjencisë, pas shpërthimit mbi tubacionin e naftës vazhdon të ngrihet një shtyllë e dendur tymi. Nuk ka detaje të tjera rreth incidentit në fjalë.