Një xhip i ushtrisë izraelite u qëllua sot në Lartësitë e Golanit nga ana siriane. Si pasojë e aksidentit askush nuk u lëndua, por makinës iu hapën disa vrima nga plumbat.

Sipas versionit të ushtrisë izraelite, ata ishin plumba qorrë. Megjithatë Izraeli i ka dërguar një ankesë për sulm me armë OKB-së.

Sipas të dhënave të mediave lokale në fshatin Bir Ajam, i cili gjendet në një zonë të nxehtë të kryengritjes, që prej disa ditësh po vazhdojnë përleshjet mes rebelëve dhe forcave qeveritare siriane.