Rusia bën thirrje për kthimin e vëzhguesve të OKB-së në Siri dhe për rritjen e numrit të tyre. Kjo u deklarua sot nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në Aman pas bisedimeve me homologun jordanez Nasser Dzhauda.

Për të shpëtuar jetën e njerëzve duhet ndaluar gjakderdhja, nënvizoi Ministri. Ai gjithashtu tha se Rusia nuk do të mbështesë kurrë qasjen mbi domosdoshmërinë e largimit të Bashar Al-Assad.

Ai shtoi se Moska nuk ka ndërmend të rishikojë marrëveshjet e arritura në Gjenevë më 30 qershor. Ato sugjerojnë një armëpushim të njëkohshëm nga të gjitha palët e konfliktit, krijimin në vend të organeve të përkohshme qeverisëse me pjesëmarrjen e qeverisë dhe opozitës dhe nisjen e një dialogu mbarësirian.