0Gjatë vizitë së punës në Jordani Ministri rus u takua gjithashtu me ish-Kryeministrin e Sirisë Riyad Hixhab. Takimi me të parapriu bisedimet e Sergei Lavrov me Ministrin e Jashtëm të Jordanisë. Riyad Hixhab përfaqëson tani opozitën siriane dhe, sipas mendimit të shumë vëzhguesve, mund të bëhet një nga figurat kyçe gjatë formimit të organit qeverisës kalimtar në Siri. Sergei Lavrov deklaroi se qëllimi i këtij takimi ishte për të kuptuar qasjen, mendimin e opozitës rreth asaj që po ndodh në vend si dhe për të shpjeguar logjikën e Moskës. Ministri rus edhe një herë ka shprehur shpresën, se të gjithë ata që pikësynojnë të bashkojnë opozitën do të udhëhiqen nga qëllimi i bashkimit dhe jo të shfrytëzojnë rastin për të realizuar interesat e veta gjeopolitike.

- Sepse deri tani shumica e pjesëmarrësve të takimit të Gjenevës po punon për të përmbajtur opozitën nga fillimi i dialogut, për ta bindur opozitën që të vazhdojë luftën e nisur deri në fund. Çmimi i një pozicioni të tillë - viktima të reja në Siri.

Ministri rus konfirmoi edhe një herë besnikërinë e Moskës ndaj kërkimit të zgjidhjes paqësore të konfliktit në Siri në bazë të komunikatës së Gjenevës. Sergei Lavrov theksoi se Rusia nuk ka ndërmend të marrë në konsideratë gjithfarë përpjekjesh që ndërmerren për shtrembërimin e këtij dokumenti. Ndër të tjera, Moska nuk do të mbështesë kurrë qasjen se Bashar Al-Assad duhet të largohet nga pushteti. Në të njëjtën kohë Lavrov deklaroi se është pozitë e papërgjegjshme të fajësohet vetëm udhëheqja siriane për ndezjen, nxitjen e konfliktit në vend. Opozita siriane, sigurisht jo pa mbështetjen e Perëndimit, tani zotëron armatime ofensive, të cilat i vë gjerësisht në përdorim:

- Ne nuk e justifikojmë regjimin, ne i dënojmë krimet e tij. Por është e papranueshme megjithatë çdo shkelje e së drejtës humanitare ndërkombëtare, që kryhet si nga qeveria, ashtu dhe nga opozita. Ata që armatosin opozitën e furnizojnë atë jo me sisteme mbrojtëse. Ekziston informacioni i konfirmuar se në territorin e Sirisë në duart e grupeve opozitare ndodhen rreth 50 Stingers. Dhe krerët e Ushtrisë së Lirë Siriane kanë deklaruar mëse një herë se avionët civilë do të bëhen objektiv i tyre, në qoftë se ata do të përdorin aeroportet siriane.

0Sergei Lavrov theksoi se Rusia përkrah kthimin e vëzhguesve të OKB-së në Siri. Nëse ky hap do të ndihmojë për të ndaluar dhunën, atëherë Moska do të miratojë edhe propozimin për zgjerimin e misionit. Duke i bërë vlerësimin e vet negociatave të zhvilluara me Riyad Hixhab, Ministri i Jashtëm rus vuri në dukje se mbeti i kënaqur nga rezultatet e tyre. Sipas fjalëve të Sergei Lavrov, ish-Kryeministri i Sirisë shprehet i gatshme për t’i vënë veshin qasjeve e logjikës së Moskës. Kurse Rusia, nga ana e vet, do të vazhdojë dialogun me të gjitha palët e përfshira në konfliktin sirian, deklaroi Sergei Lavrov.