Ushtria e SHBA i porositi kompanisë “AAI” 68 aparate fluturuese zbuluese pa pilot “RQ-7B Shadow”. Mbeten ende të panjohura kostoja dhe afati i dorëzimit të avionëve pa pilot.

Aktualisht në armatimet e ushtrisë së SHBA-ve ndodhen rreth 450 avionë pa pilot “RQ-7B Shadow”. Edhe rreth 50 aparate të tilla zotëron marina amerikane. Përveç SHBA-së, avionët pa pilot të serisë “Shadow” janë pjesë e armatimeve të disa vendeve të tjera, duke përfshirë këtu Australinë, Rumaninë dhe Turqinë.