Një uragan i ri mund të vërshojë të mërkurën mbi rajonet verilindore të SHBA-ve, të cilat edhe kështu u goditën në mënyrë të pamëshirshme, mjaft rëndë pak kohë më parë nga uragani "Sandy". Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë e evakuimit të popullsisë së këtyre zonave.

Sipas të dhënave të Shërbimit Meteorologjik amerikan priten shira të dendur e të rrëmbyer në zonat bregdetare, të cilët mund të shkaktojnë përmbytje të reja.