Në Afrikën e Jugut lëshuan në qarkullim kartëmonedhat e reja me imazhin e luftëtarit legjendar kundër aparteidit Nelson Mandelës, i cili këtë vit mbushi plot 94 vjet.

"Ne jemi të lumtur të lëshojmë një seri të re kartëmonedhash, e cila reflekton krenarinë e Afrikës së Jugut si një komb dhe i jep vlerën e duhur të respektit në botë legjendës së preferuar të rezistencës sonë", - u shpreh Kreu i Bankës së Rezervave (Qendrore) të Afrikës së Jugut Gill Marcus, duke shtuar se paratë e reja janë të mbrojtura mjaft mirë nga falsifikimi.