Trashëgimtari i fronit britanik Princi Charles pranoi lidhjen farefisnore me sunduesin Vllahi Vlad III Impaler. Ky është sundimtari i njohur si Vlad Drakula. "Në venat e mia rrjedh gjaku i Transilvanisë, gjenealogjia tregon se unë e kam prejardhjen nga Vlad III", - vuri në dukje Princi britanik.

Princi Charles është pasardhës i Drakulës në shkallën e gjashtëmbëdhjetë të drurit gjenealogjik. Sipas mendimit të Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Rumanisë, pranimi i këtij fakti nga Princi Charles do të rrisë interesin ndaj këtij vendi.

Video, ku është regjistruar pranimi i këtij fakti nga Princi Charles, është paraqitur në Londër në ekspozitën botërore turistike “World Travel Market” 2012.