Kompani shtetërore polake e gazit "Polskie Gornictwo Naftowe i Gazownictwo" arritti të përfitonte një ulje çmimi të karburantit nga koncerni rus "Gazprom", njofton Agjencia Reuters, duke iu referuar botimit polake "Gazeta Wyborcza". Marrëveshja midis "Gazprom" dhe PGNiG zyrtarisht do të bëhet publike më vonë.

Burimet e shtypit të sferës së biznesit pohojnë se palët kanë rënë dakord për të ndryshuar formulën e përdorur për llogaritjen e çmimit të furnizimeve me gaz. Çmimi përfundimtar për gazin rus do të bjerë nga vlera aktuale 550 $ për 1000 m3 gaz në 450 $. Kjo do t’i lejojë palës polake të kursejë çdo vit deri në 930 milionë dollarë.