Një duzinë aktivistësh të «Anonymous» me maskat e Guy Fawkes në fytyrë hodhën tri fishekzjarre dhe vendosën tre trëndafila të hënën në mbrëmje në ndërtesën e Parlamentit Europian në Bruksel. Në këtë mënyrë ata bënë thirrje për një Europë më të drejtë.

Protesta i kushtohet filmit të James McTeigue "V for Vendetta" dhe Guy Fawkes, i cili u arrestua në natën e 5 nëntorit të vitit 1605 si pjesëmarrës i "Komplotit të barutit" kundër Mbretit të Anglisë dhe Skocisë Jacob I.

Maska e Gay Fawkes, e përdorur në film, u bë simboli i lëvizjes protestuese, duke përfshirë edhe lirinë e Internetit. Pavarësisht përplasjes me policinë askush nuk u arrestua.