Astronomët fiksuan shkëndijat më të rëndësishme të rrezatimit të të gjitha kohërave të vrimës së zezë tejmase masive “Sagittarius A*”, e cila ndodhet në qendër të Rrugës së Qumështit. Intensiteti rrit rreth 150 herë sfondin për “Sagittarius A*”.

Burimi i rrezatimi përbën në vetevete një vrimë të zezë tejmase masive, që ndodhet në qendër të galaktikës sonë në një distancë prej 26 mijë vite drite larg nga Toka.

Shpërthimi i aktivitetit u arrit të regjistrohej me ndihmën e teleskopit kozmik “Chandra”, të projektuar për studimin e burimeve kozmike të rrezatimit X-ray.