Kompania Japan Display (një ndërmarrje e përbashkët e tre prodhuesve japonezë - Sony, Toshiba dhe Hitachi) ka prodhuar një ekran LCD me konsum të ulët energjisë. Nga analogët modernë ai dallohet për mungesën e ndriçimit (backlight). Në vend të tij ekrani që shëmbëllen me një pasqyrë përdor dritën që bie mbi të dhe bëhet i ngjashëm me një copë letër.

Paneli fillimisht tregon vetëm imazhe njëngjyrëshe. Që imazhi të bëhet shumëngjyrësh ekranit i vendosen filtra specialë. Përveç kësaj, ekranet e reja mund të shfaqin imazhe të palëvizshme pothuajse pa shpenzuar bateri. Prodhuesit besojnë se shpikja e tyre do të zëvendësojë ekranet e librave elektronikë dhe të aparatëve fotografikë dixhitalë.