India do të blejë nga Rusia 10.000 raketa ruse të telekomanduara antitank "Konkurs-M" dhe 10.000 predha tanku të telekomanduara "Invar". Palët tashmë kanë nënshkruar kontratat përkatëse.

Raketat e blera me vlerë prej 240 milionë dollarë do të përdoren nga artileria e lëvizshme dhe trupat e këmbësorisë.

Për sa i përket predhave të telekomanduara të tankeve "Invar", të destinuara për tanket "T-90", 10.000 prej tyre do të blihen nga Rusia dhe 15.000 të tjera do të prodhohen në Indi nga kompania Bharat Dynamics Limited në bazë të licencës së marrë.