Sindikatat më të mëdha greke po fillojnë një grevë të përgjithshme 48-orëshe kundër masave shtrënguese ekonomike. Do të jenë të mbyllura institucionet qeveritare, shkollat dhe shumë dyqane. Pothuajse do të ndalojë plotësisht punën transporti publik. Për disa orë do të mbyllet hapësira ajrore e vendit.

Ndërkohë qeveria ka dërguar në parlament projekt-ligjin që parashikon një shkurtim prej 13,5 miliardë eurosh të shpenzimeve boxhetore, përndryshe Greqia nuk do të marrë dot këstin e ardhshëm nga BE-ja. Ndërkohë që vetëm gjatë këtij muaji Athina ka nevojë të domosdoshme për më shumë se 30 miliardë euro ndihmë financiare.

Procedura e votimit për projekt-ligjin është caktuar të zhvillohet më 7 nëntor.