Në bazë të projekt-buxhetit për vitin 2013, Presidentit të Gjeorgjisë Mihaill Saakashvili i është reduktuar deri në pesë herë fondi rezervë presidencial.

Javën e kaluar Kryeministri i Gjeorgjisë Bidzina Ivanishvili i bëri thirrje Saakashvilit të transferohej për të kryer detyrën e tij në ndërtesën e Zyrës së Shtetit dhe të lironte Pallatin presidencial, ndërsa paratë e kursyera të jepeshin për nevojat e refugjatëve. Saakashvili nuk e pranoi propozimin në fjalë.

Tani qeveria e re mund të ndërpresë energjinë elektrike në Pallatin presidencial, për shkak se çdo vit për të ndriçuar atë nga buxheti i shtetit paguhen 500.000 $.