Siç njoftuan sot në Institutin Kombëtar të Arkeologjisë Parandaluese, në një nga guroret pranë brigjeve të lumit Marne u gjet skeleti i një mamuthi leshator të ruajtur në mënyrë të përkryer - një nga gjitarët më të mëdhenj që kanë jetuar ndonjëherë në Tokë. Sipas vlerësimeve të para të studiuesve, mosha e kafshës së gjetur arrin deri në 200 mijë vjet.

Gjetja e gjigandit, të cilit studiuesit i dhanë pseudonimin “Helmut”, u shndërrua në një sukses të madh për arkeologjinë franceze. Ky është vetëm rasti i katërt i zbulimit të eshtrave të një kafshe të tillë në Francë, për më tepër hera se fundit kur fati u buzëqeshi profesionistëve daton mbi njëqind vjet të shkuara.