Të martën Kryeministri rus Dimitri Medvediev mbajti një fjalim në samitin e Forumit "Azi-Evropë" në Vientiane.

Në fjalën e tij ai u ndal në gjendjen në Siri si dhe në situatën me programet bërthamore të Iranit dhe Koresë së Veriut.

Dimitri Medvediev propozoi organizimin në Rusi të një konferencë ndërkombëtare mbi dialogun ndërfetar. Ai e përqëndroi vëmendjen tek fakti se ACEM është "organizatë e veçantë, për të cilën është e rëndësishme gjetja e rrugëve harmonike për ndërtimin e një dialogu midis qytetërimeve së bashku me shtetet e Europës.