Britania e Madhe do t’i japë Presidentit të Sirisë Bashar Al-Assad garanci ndërkombëtare të sigurisë, në qoftë se ai bie dakord të japë menjëherë dorëheqjen, deklaroi të martën në një intervistë për “Al Arabiya” Kryeministri britanik David Cameron në përfundim të vizitave në vendet e Gjirit Persik.

"Sigurisht, unë nuk i ofroj atij ndonjë plan arratisje në Britaninë e Madhe, por në qoftë se ai dëshiron të largohet, kjo mund të organizohet", - theksoi ai.

Autoritetet e republikës arabe insistojnë në faktin se Bashar Al-Assad "nuk do të largohet nga posti i tij sepse ai gëzon mbështetjen e fortë të popullit të vet".