Shpërthimi ndodhi këtë mëngjes në uzinën kimike Benechim në qytetin e Lessin në Wallonie.

Nga punëtorët e fabrikës, të cilët punonin gjatë turnit të natës, askush nuk u lëndua. Të gjithë ata u evakuuan. Në territorin e uzinës po punojnë grupe të përforcuara zjarrfikësish. Situata cilësohet si serioze, pasi ekziston rreziku i emetimit të substancave toksike në atmosferë.

Sipas raporteve të mediave, shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një zjarri shkaku i të cilit nuk është zbuluar ende. Banorët e banesave aty pranë janë këshilluar që të mos largohen nga shtëpitë e tyre dhe të mos hapin dritaret.