Në shtetin Australia e Jugut gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar në total më shumë se 170.000 goditje rrufeje.

Shi në këtë kohë pothuajse nuk ra askund, kurse shpejtësia e erës në disa zona të shtetit arriti deri në gati 100 km/h. Shumë rrufe goditën linjat e tensionit të lartë dhe pemët, degët e të cilave këpusnin telat e përçimit të energjisë elektrike. Si rezultat pa dritë kanë mbetur mbi 80.000 familje.

0Një tjetër pasojë e pashmangshme për ato zona të vendit që u përfshinë nga fronti i stuhisë u bënë shpërthimet e vatrave të shumta të zjarrit. Në momentet aktuale zjarrfikësit arritën të shuajnë mbi 50 prej tyre.