Kreu i qeverisë ruse Dimitri Medvediev mbërriti me një vizitë zyrtare në kryeqytetin e Vjetnamit Hanoi. Programi i punës i Kryeministrit do të nisë ditën e mërkurë më 7 nëntor, njoftoi një burim në qeverinë ruse.

Sipas fjalëve të tij, gjatë vizitës së Dimitri Medvediev në Vjetnam pritet të nënshkruhen marrëveshja ndërqeveritare për bashkëpunim në eksplorimin e hapësirës kozmike, deklarata e përbashkët për krijimin e një grupi pune për projektet e investimeve dhe prioritare si dhe një sërë dokumentesh të tjera.