Qeveria e Laosit deklaroi se ka miratuar fillimin e punimeve për ndërtimin e digës në rrjedhën e ulët të lumit Mekong, pavarësisht nga rreziku se kjo mund të çojë në një katastrofë mjedisore.

Shtetet që ndodhen më poshtë rrjedhës së lumit nga vendi ku do të ndërtohet diga - Kamboxhia dhe Vjetnami - kërkojnë ndërprerjen e ndërtimit duke marrë shkas nga ndikimet negative të ndërtimit të digës mbi peshkimin, nga i cili varet jetesa e miliona banorëve të këtyre vendeve.

Projekti për ndërtimin e digës dhe hidrocentralit financohet nga Tajlanda dhe pjesa më e madhe e energjisë së prodhuar do të transferohet në Tajlandë.