Të paktën 50 ushtarakë sirianë dhe bashkëpunëtorë të forcave të sigurisë mbetën të vrarë në provincën e Hama si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm, autor i të cilit ishte një kamikaze. Kjo është njoftuar nga aktivistët sirianë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut me bazë në Londër.

Vetëvrasësi, anëtar i grupit islamik "Al- Nusra", po ngiste një makinë të minuar, e cila detonoi në objektin ushtarak. Agjencia zyrtare e lajmeve SANA konfirmoi faktin e shpërthimit pa përmendur numrin e të vdekurve.